This is default featured slide 1 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.This theme is Bloggerized by Lasantha Bandara - Premiumbloggertemplates.com.

This is default featured slide 2 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.This theme is Bloggerized by Lasantha Bandara - Premiumbloggertemplates.com.

This is default featured slide 3 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.This theme is Bloggerized by Lasantha Bandara - Premiumbloggertemplates.com.

This is default featured slide 4 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.This theme is Bloggerized by Lasantha Bandara - Premiumbloggertemplates.com.

This is default featured slide 5 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.This theme is Bloggerized by Lasantha Bandara - Premiumbloggertemplates.com.

Arrin beta e parë e PhotoDirector 3 – CyberLink shpërblen testuesit

Kompania për zhvillim të softuerit multimedial, CyberLink, ka filluar testimin publik të versionit beta të veglës së vet për përpunim të fotografive, PhotoDirector 3. Programi sjell një varg risish, mes të cilave theksohen veglat për eliminim të rrudhave (Wrinkle remover), zbardhje të dhëmbëve (Tooth brush) dhe eliminim apo largim të objekteve të padëshirueshme nga fotografitë (Object removal).

Mirëpo ajo që është posaçërisht interesante është që CyberLink të gjithë atyre që  e plotësojnë anketën për beta test dhe raportojnë ndonjë bug ua falë programin për organizim të videove dhe fotografive, MediaShow 5, i cili përndryshe kushton 50 dollarë. Përveç kësaj, nëse ofroni edhe përshkrimin e përvojës suaj të punës me versionin e ri të PhotoDirector, merrni pjesë në tërheqje në lojën shpërblyese për të fituar një fotoaparat Nikon D3100 DSLR, si dhe versionit të plotë të PhotoDirector kur ai të jetë në disponim në fillim të vitit të ardhshëm.

Për më shumë detaje dhe për pjesëmarrje në testim dhe dowlodrimin e programit vizitoni sajtin zyrtar në adresën http://www.cyberlink.com/stat/events/enu/2011/Q4/photodirector3-beta-test/index.jsp

Beta do të duhej të zgjasë deri kah fundi i shkurtit./koha/kekompjuter/

Bugët e Vitas shkaktojnë alarm tek blerësit

PlayStation Vita është plasuar në shitje në Japoni dhe në dy ditët e para janë shitur 321.400 copë sipas të dhënave të kompanisë Enterbrain. Ky nuk është rezultat aq i keq, kur kihet parasysh që PSP në ditën e parë ka shitur 166.000 ekzemplarë, por është më dobët se 371.000 ekzemplarë të shitur të 3DS.

Megjithatë, që në orët e para të shoqërimit me konsolën e re, shfrytëzuesit kanë filluar të raportojnë për bugët softverikë, mosreagimin dhe problemet tjera, dhe në mënyrë çutidërisht të shpejtë Twitter u ndez nga ankesat, ku më pas Sony kërkoi falje zyrtarisht (2011-ta është definitivisht vit i kërkimfaljeve nga ky gjigant japonez) dhe premtoi përmirësimin e këtyre bugëve. Lansimi i Vitas në SHBA dhe Evropë pritet në fillim të vitit të ardhshëm./koha/kekompjuter/

Androidi i Intelit është i ngjashëm me iPhone

Natyrisht, avokatët e Apples tashmë janë të gatshëm me dosje dhe lapsa për të shënuar, se si Android telefoni i Intelit është katror, i pajisur me ekran të shkëlqyer me ngjyra, i ndjeshëm në prekje dhe me mundësi të mbushjes së baterisë. Ndonjë kokë e marrë me siguri do të konkludonte që këto janë karakteristika të çdo telefoni, por duhet pranuar që “një trohë” megjithatë i përngjan iPhone. Ama vetëm një trohë? Plliz.

Pra, Inteli mëton të futet në treg vitin e ardhshëm dhe atë si ofrues i tabletave dhe telefonave mobilë me sistem operativ Android. Në gjysmën e parë të vitit 2012 Inteli planifikon të publikojë tabletin dhe aparatet smartphone me procesorë Atom, të cilët me këtë rast do të kenë emrin Medfield, ndërsa në vend se me fuqi, do të kërcënojnë konkurrencën me ekonomicitet. Medfield në këto pajisje do të jenë të tipit njëbërthamësh, që flet edhe më shumë për kursimin si një prej karakteristikave kryesore. 

Siç mund të shihni edhe në foto, prototipi është shumë i ngjashëm me iPhone të Apple, që më siguri do të hidhërojë avokatët e Apple, por në përputhje me tregun dhe fushëbetejën juridike, me siguri që Inteli do të fusë në prodhim diçka që duke më ndryshe dhe kështu të shmangë konfliktet e panevojshme./koha/kekompjuter/

iPad3, në shkurt për ditëlindjen e Jobs

Krijesa e ardhshme e “Apple”, i shumëprituri iPad3, mund të lancohet në treg më 23 shkurt të vitit të ardhshëm, një ditë para datës kur Steve Jobs do të festonte ditëlindjen e 57-të.

Lajmin e bën të ditur Huffington Post, që citon një lajm të publikuar në “Focus Taiwan”, një gazetë e njohur kineze.

Sipas gazetës, punëtorët e ndërmarrjes “Apple” në Kinë do të punojnë jashtë orarit gjatë festës së fundvitit në mënyrë që të arrijnë në kohë me prodhimin e platformës së re.

Ndërkohë, kompania gjigante është duke punuar edhe për një teknologji të re, e cila do të bëjë që bateritë e përdorura për produktet e saj të kenë nevojë për rikarikim vetëm një herë në disa javë.

Ndërsa rreth një javë më parë, një kompani kompjuterike në Hungari zbuloi statujën e parë prej bronzi të themeluesit të ndjerë të “Apple”, Steve Jobs.

Më herët gjatë muajit, një prej miqve më të mirë të tij u shpreh se, vetëbësimi dhe filozofia e jetës së ish-drejtuesit të “Apple” bënë që ai të hiqte dorë nga kurat tradicionale për kancerin e pankreasit./koha/kekompjuter/