Në të dy rastet bëhet fjalë për mbledhje të fshehtë të të dhënave në prapavijë, pa dijeninë e njerëzve. Këto profile më pas shfrytëzohen për preferim të miqve dhe për ftesa të rreme për Facebook nga të njohurit.
Përveç kësaj, ankesa thekson edhe që dega e kësaj kompanie në Irlandë (që është e ngarkuar edhe për të gjithë shfrytëzuesit tjerë jashtë Amerikës dhe Kanadasë) nuk i jep të dhënat e shfrytëzuesve me kërkesë, që bashkë me akuzat e sipërpërmendura, paraqet shkelje të ligjit irlandez për mbrojtjen e të dhënave.
Autoritetet irlandeze pohojnë që hetime kundër Facebookut për shkelje të privatësisë kanë planifikuar të bëjnë edhe para ankesave të Europe-v-Facebook. /koha/kekompjuter/