Madhësia e tij arrin vlerën 200 polësh, që është e barabartë me një diagonale afro 5 metra.
Ky giga-ekran tredimensional i NICT lejon që ekrani të perceptohet nga 57 kënde të ndryshme nga publiku.
Është ky pikërisht limiti i parë i ekraneve 3D që mund të shihen pa syze.
Teknologjia pa syze është zbatuar me sukses në lojërat si puna e Nintendo 3DS, kamerat 3D dhe smartphone si LG Optimus 3DS dhe HTC Evo 3D, transmeton Noa.
Ekrani 3D i NICT, me madhësinë e tij 200 polëshe dhe rezolucionin Full HD, duhet thënë se përbën një rekord pasi është dhe më i madhi në mbarë botën në llojin e tij./koha/kekompjuter/