“Ultramobile është një kategori e notebookëve 17 milimetërsh. Ne jemi të përqëndruar në posedimin e një tërësie në atë hapësirë ultramobile. Dhe ju do ta shihni atë shumë shpejt,” tha në një konferencë për shtyp gjatë ditës së djeshme, zëvendës kryetari ekzekutiv i Grupit të Sistemeve Personale të HP-së, Todd Bradley.
HP (së bashku me Dell) do të jetë një nga ndërtuesit më të mëdhenj të kompjuterëve personalë në treg për këta llaptopë 0.8 inçë, që peshojnë rreth 3 poundë e më pak ( 1 pound është pak më shumë se 0.45 kg) që do të garojnë me MacBook Air të ndërmarrjes Apple.
“HP ende duhet të lajmërojë qëllimet e veta për tregun Ultrabook dhe ka qenë e heshtur, ndërsa Lenovo, Asus, Acer dhe Toshiba të gjithë i kanë paraqitur modelet e tyre të reja ultra të holla,” tha Deron Kershaw, i cili është një analist në GAP Intelligence, në një shënim hulumtues, gjatë ditës së djeshme.
Kershaw vazhdoi: “Tani është e paqartë nëse Ultrabookët e HP-së do të jetë të gatshme përpara pushimeve të këtij viti dhe nëse pajisjet do ta mbajnë brendin Pavilion ose Envy.” Tabletët e Windows 8 janë gjithashtu në agjendën e produktit të ri të HP-së. CEO e re, Meg Whitman e tregoi atë dje. “Unë mendoj që ne kemi nevojë të jemi në biznesin e tabletëve dhe ne me siguri do të jemi atje me Windows 8. Ne do ta bëjmë një tjetër përpjekje në këtë biznes,” tha ajo./pcworldal/kekompjuter/