Transcend SSD18C3 USB 3.0, Solid State Drive (SSD) mobile, kombinon përparësitë e pajisjes USB 3.0 me performancat dhe qëndrueshmërinë e SSD-s. Kjo pajisje portabël për ruajtjen e të dhënave, është tre herë më e shpejtë se USB 3.0 më e shpejtë të hard-diskut të jashtëm, derisa në të njëjtën kohë dallohet me qëndrueshmëri të jashtëzakonshme.
Dimensionet e pajisjes janë 98.7mm × 65.7mm × 17.45mm, peshon 70 gramë, ndërsa shpejtësia e pajisjes me kapacitet 64GB është deri në 260 MB/s gjatë leximit, respektivisht deri në 110 MB/s gjatë shkrimit, ndërsa pajisja prej 128GB – 260MB/s gjatë leximit, respektivisht 200 MB/s gjatë shkrimit.
Ky model mbështet sistemet operuese të Windows-it (Windows XP, Windows Vista, Windows 7), të Linux-it (Linux Kernel 2.6.31 dhe versionet e mëvonshme) dhe të Mac OS X (Mac OS X 10.4 dhe versionet e mëvonshme, edhe pse për momentin mbështet vetëm teknologjinë USB 2.0)./zeri/kekompjuter/