Amazon shet 1 milion Kindle në javë


Nga Amazon kanë bërë të ditur se tashmë javën e tretë me radhë kanë shitur më shumë se 1 milion pajisje Kindle në javë, por këto shifra nuk kanë të bëjnë vetëm me tablonë Kindle Fire, por edhe pajisjet tjera Kindle dhe e-lexuesit e librave.
Po ashtu, në këtë kompani thonë se Kindle Fire edhe më tutje mbetet pajisja më e kërkuar dhe më e shitur. Sipas analistëve, pritet që Amazon deri në fund të këtij viti, të shes mbi 5 milionë Kindle Fire./zeri/kekompjuter.