ICS arrin edhe në Kindle Fire

Prej se është lansuar tableti i Amazonit i bazuar në Android, ishte vetëm çështje kohe se kur dot ë paraqiten portimet jozyrtare të Androidit “të vërtetë” për këtë aparat. Së pari u paraqit CyanogenMod 7 për Fire, dhe pak kohë më parë është në disponim edhe Ice Cream Sandwich.

Autori është anëtar i forumit xda-developers (me emrin e “koduar” g1011999, nëse ju intereson) që e ka bërë Android 4.0 të punojë në tabletin e ri të Amazonit. Punon futja e të dhënave me prekje, si dhe përshpejtimi hardverik, por akom mbetet mjaft punë për ‘u bërë që kjo përpjekje të mund të përshkruhet si e përdorshme. Tani për tani tek Fire me ICS nuk punon zëri, WiFi, akselerometri dhe senzori për dritë.

Kodi burimor do të plasohet së shpejti dhe pastaj edhe të tjerët do të mund të kyçen në zhvillim. Kindle është në disponim në treg vetëm disa javë, dhe kjo vlen edhe për kodin burimor të Ice Cream Sandwich./koha/kekompjuter/