Lajmin e bën të ditur Huffington Post, që citon një lajm të publikuar në “Focus Taiwan”, një gazetë e njohur kineze.
Sipas gazetës, punëtorët e ndërmarrjes “Apple” në Kinë do të punojnë jashtë orarit gjatë festës së fundvitit në mënyrë që të arrijnë në kohë me prodhimin e platformës së re.
Ndërkohë, kompania gjigante është duke punuar edhe për një teknologji të re, e cila do të bëjë që bateritë e përdorura për produktet e saj të kenë nevojë për rikarikim vetëm një herë në disa javë.
Ndërsa rreth një javë më parë, një kompani kompjuterike në Hungari zbuloi statujën e parë prej bronzi të themeluesit të ndjerë të “Apple”, Steve Jobs.
Më herët gjatë muajit, një prej miqve më të mirë të tij u shpreh se, vetëbësimi dhe filozofia e jetës së ish-drejtuesit të “Apple” bënë që ai të hiqte dorë nga kurat tradicionale për kancerin e pankreasit./koha/kekompjuter/