Pra, Inteli mëton të futet në treg vitin e ardhshëm dhe atë si ofrues i tabletave dhe telefonave mobilë me sistem operativ Android. Në gjysmën e parë të vitit 2012 Inteli planifikon të publikojë tabletin dhe aparatet smartphone me procesorë Atom, të cilët me këtë rast do të kenë emrin Medfield, ndërsa në vend se me fuqi, do të kërcënojnë konkurrencën me ekonomicitet. Medfield në këto pajisje do të jenë të tipit njëbërthamësh, që flet edhe më shumë për kursimin si një prej karakteristikave kryesore.
Siç mund të shihni edhe në foto, prototipi është shumë i ngjashëm me iPhone të Apple, që më siguri do të hidhërojë avokatët e Apple, por në përputhje me tregun dhe fushëbetejën juridike, me siguri që Inteli do të fusë në prodhim diçka që duke më ndryshe dhe kështu të shmangë konfliktet e panevojshme./koha/kekompjuter/