iPad 3 arrin në muajin shkurt


Jo vetëm që do të mund të paraqitet më herët se që është pritur, por do të mund të ofronte ekranin me rezolucion të cilin deri më tani e kishte iPhone. Kështu “Apple” është duke e përgatitur gjeneratën e ardhme të iPad-it, shkruan “The Los Angeles Times”. Sipas kësaj gazete iPad 3 do të duhet në treg të paraqitet në muajin shkurt të vitit të ardhëm.
Ekran me rezolucion të lartë
Pajisja do të jetë e ngjashme me iPad 2, por pra do të ketë ekran me rezolucion të lartë sikur që është në iPhone 4 dhe 4S, dyfishë më të madhe se sa tablotë aktuale të “Apple-s” (të cilat kanë ekranin prej dendësisë 132 pikselë për një inç).
iPhone 4 dhe 4S kanë ekrane retinë, me rezolucion 960x640 pikselë dhe dendësinë 326 pikselë për inç. Konsiderohet që e tëra është nën 300 ppi aq e shtrënguar sa që retina e syrit të njeriut këtë nuk mund të dallojë nga largësia prej 10 deri 12 inç (nga 25.4 deri 30.4 centimetra). Për këtë edhe i quajnë ekrane retinë.
Asgjë e ngjashme si ekranet retinë
Konkurrenca e “Apple-s” tashmë hodhi në treg tablotë me rezolucion të lartë, ndërsa arrijnë edhe të rinj. Njëri ndër ta është Asus Eee Pad Transformer Prime, ekrani i të cili do të duhet të ketë rezolucion 1.280x800 pikselë.
Megjithatë, nuk është paraqitur asgjë deri më tani e ngjashme me ekranet retinë, edhe pse “Samsung” është duke punuar në ta qe disa muaj. Sipas vlerësimeve thuhet që “Apple” në pjesën e fundit të këtij viti do të mund të shesë 12 deri në 13 milionë iPad.
Kindle Fire i “Amazon-it”, momentalisht është rivali më i madh i iPad-it (edhe pse kjo pajisje është dukshëm me karakteristika më të dobëta), dhe ai mund të shitet deri në 3.9 milionë copë. Kompania nga Cupertino më herët kishte pritur një vit ndërmjet lansimi të dy gjeneratave të produktit të njëjtë. Në fakt, iPad 2 arriti 11 muaj pas iPad 1, ndërsa iPhone 4S 16 muaj pas paraardhësit të tij./zeri/kekompjuter/