Google me më shumë opsione për Blogger

Gjatë kësaj jave, Google ka lëshuar në funksion edhe disa opsione të reja për shërbimin e saj Blogger, të cilat do tu mundësojnë përdoruesve të shtojnë më shumë funksionalitet të Google+ në faqet e tyre personale.
Në tetor të këtij viti, Google u kishte mundësuar përdoruesve të shfaqin profilin  tyre të Google+ në blogun e tyre, sipas preferencave dhe mundësive që ofron Blogger.
Tani, janë edhe disa funksione tjera shtesë të cilat do të lejojnë edhe shpërndarjen e postimeve dhe përmbajtjes në Google+.
Mirëpo, kjo lidhje do të bëhet atëherë kur bëhet integrimi i profilit të Google+ me llogarinë në Blogger.
Me sa duket, Google po synon që t’i integrojë të gjitha shërbimet e saj me rrjetin e saj social, Google+ në mënyrë që ta bëjë atë si sfidues të Facebook. / Telegrafi / kekompjuter /