This is default featured slide 1 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.This theme is Bloggerized by Lasantha Bandara - Premiumbloggertemplates.com.

This is default featured slide 2 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.This theme is Bloggerized by Lasantha Bandara - Premiumbloggertemplates.com.

This is default featured slide 3 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.This theme is Bloggerized by Lasantha Bandara - Premiumbloggertemplates.com.

This is default featured slide 4 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.This theme is Bloggerized by Lasantha Bandara - Premiumbloggertemplates.com.

This is default featured slide 5 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.This theme is Bloggerized by Lasantha Bandara - Premiumbloggertemplates.com.

Kërkimet në Windows 8

Microsofti ka zbuluar detaje shtesë lidhur me kërkimet në Window 8. Kjo kompani pohon që në tetëshe kërkimet bëhen më shpejt.

Një prej arsyeve është edhe vetë kohëzgjatja e kërkimit që në kompjuterët desktop me Windows 8 mesatarisht është për 55 për qind më shkurt se në Windows 7. Në laptopë kërkimi është për 45 për qind më i shpejtë ndërsa më së shumti do të duhej të përfitojnë shfrytëzuesit e netbookëve ku kërkimi do të jetë për 75 për qind më i shpejtë.

Po ashtu, kjo kompani përmes matjeve ka ardhur deri në përfundimin që kërkimet në Windows ndahen në tri kategori. Madje 67 për qind e kërkimeve i takon kërkimit të aplikacioneve, në 22 për qind të rasteve kërkohen fajllat, ndërsa në 9 për qind kërkohen parametra brenda Control Panelit. Në Windows 8 rezultatet e kërkimit do të grupohen sipas tipit (aplikacione, fajlla dhe parametra).

Pritet që Windows 8 do të mund të lansohej në fillim të verës.

Telefonat celular nuk shkaktojnë kancerin

Në edhe një studim të radhës rreth hulumtimit të mundësive për rritjen e rrezikut nga marrja e kancerit për shkak të përdorimit të telefonave celularë, hulumtuesit danez nuk kanë arritur të gjejnë kurrfarë lidhje.
Studimi danez dallohet nga moria e hulumtimeve të ngjashme për shkak të numrit jashtëzakonisht të madh të respondentëve, respektivisht mbi 350,000 sosh. Shkencëtarët nga instituti për epidemiologjinë e karcinomeve në Kopenhagë në hulumtimin e tyre kanë përfshirë njerëzit me moshën mbi 30 vjeçare të cilat kishin të nënshkruara kontratat me operatorët e telefonisë mobile dhe kishin krahasuar shpeshtësinë e tumorit në tru kundrejt njerëzve të cilët nuk kishin kontratë me operatorët e telefonisë mobile në mes viteve 1990 dhe 2007.
Rezultatet e studimit kanë treguar se edhe pas më se dhjetë vitesh përdorimi të telefonit mobil shanset për marrjen e tumorit në nuk janë aspak më të larta nga ato të njerëzve që nuk kishin përdorur telefon mobil./Telegrafi/ kekompjuter/

Nokia Sabre për WP7

Nokia Sabre qe dy herë është paraqitur në fotografi para paraqitjes publike. Kësaj here, në celularë mund të shihen tastet fizike nën ekran (për ndryshim nga ato kapacitive që vijnë në pjesën më të madhe të smartphoneve WP7).
Duke pasur parasysh se në ndërfaqen e kamerës në SO nuk ekziston mundësia për bartjen e incizimit në kamerën e përparme, mendohet se kjo mundësi nuk do të jetë aplikative në këtë telefon. Edhe pse nuk ka konfirmim, besohet se gjatësia e diagonales së ekranit është 3.7 inç. Celulari sipas të gjitha gjasave do të jetë i bazuar në procesorin 1.4-gigahercësh të Qualcomm.
Nokia Sabre zyrtarisht pritet të paraqitet në Nokia World që do të mbahet nga e mërkura në Londër./Telegrafi/kekompjuter/

Anonymous kundër pedofilëve

Ekipi tashmë i njohur shumë mirë, Anonymous, rrëzoi javës që shkoi Freedom Hosting-un që siguronte shërbime të hostingut për mbi 40 ueb faqe pedofilësh, në mes i të cilëve është edhe Lolita City, sipas disa pohimeve faqja më e madhe e pedofilëve në Internet.
Përveç kësaj, kanë arritur të mbledhin të dhënat rreth 1,589 shfrytëzuesve të këtyre faqeve të cilët janë ruajtur si dëshmi për organet e interesuar përgjegjës.
Aktin e bën të pazakontë fakti se bëhet fjalë për një grup hakerësh të cilët përndryshe përfaqësojnë anonimitetin e shfrytëzuesve në Internet, dhe për shkak të kësaj faqet e tyre janë të hostuara në darknet – rrjet ky privat i kriptuar në Internet që është menduar pikërisht për të pamundësuar gjetjen e shfrytëzuesve. Bëhet fjalë për rrjetin e anonimizuar të Torit të cilin fillimisht e pati zhvilluar marina amerikane, e tani përdoret edhe nga ofruesit e shërbimeve të hostingut për përmbajtjet e ndryshme.
Tor bën ridrejtimin e qarkullimit përmes grupit të serverëve vullnetarë që janë të shpërndarë nëpër Internet dhe në këtë mënyrë vështirëson mbikëqyrjen e përmbajtjeve dhe pjesëmarrësve në qarkullim. Tor gjithashtu ka edhe TDL-në private .onion në të cilën qasen përmes HSP-së (hiden service protocol) dhe faqet janë të dukshme vetëm për shfrytëzuesit e Tor gatewayit sikurse që është tor2web.org.
Natyrisht, Tor nuk përdoret vetëm nga pedofilët, por edhe shumë shfrytëzues të cilëve u është pamundësuar komunikimi në Internet, sikurse që janë blogerët në vendet arabe dhe vendet tjera të botës ku shikohet ndryshe shprehja e lirë e qëndrimeve që janë në kundërshtim me qëndrimet zyrtare.
Mirëpo, anonimiteti që ofron Tor nuk është krejtësisht i garantuar, kështu që edhe pse IP adresat janë të fshehura, ato kanë shenjën digjitale i cili mund të përdoret për identifikimin e shërbimeve të hostuara në një lokacion dhe përmes kësaj mund të përcjellën edhe vizitat në këtë lokacion. Po kështu, rrjeta tor është njëlloj e lëndueshme në hackimin e faqeve sikurse dhe Interneti “i zakonshëm”.
Sipas shkrimit në faqet e Arrs Technica, Anonymous ka filluar operacionin e vet kundër Lolita City 14, kur në faqet The Hidden Wiki në rrjetin Tor kanë zbuluar lidhjet drejt pornografisë me fëmijë. Ekipi nga Anynomus së pari ka hequr lidhjet, e kur administratorët i kishin kthyer prapë kanë vendosur të bëjnë rrëzimin e faqes përmes sulmeve DoS. Gjithashtu kanë vërejtur se faqet ndodhen tek ofruesi i hostingut Freedom Hosting nga të cilët kanë kërkuar ndërprerjen e hostingut për faqet. Këta e kishin refuzuar këtë gjë, e pastaj Anonymous ka nisur me sulmet me SQL dhe nxjerrjen e bazës së shfrytëzuesve të këtyre faqeve, pas cilës gjë kanë nisur edhe DoS-in./kekompjuter/