This is default featured slide 1 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.This theme is Bloggerized by Lasantha Bandara - Premiumbloggertemplates.com.

This is default featured slide 2 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.This theme is Bloggerized by Lasantha Bandara - Premiumbloggertemplates.com.

This is default featured slide 3 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.This theme is Bloggerized by Lasantha Bandara - Premiumbloggertemplates.com.

This is default featured slide 4 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.This theme is Bloggerized by Lasantha Bandara - Premiumbloggertemplates.com.

This is default featured slide 5 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.This theme is Bloggerized by Lasantha Bandara - Premiumbloggertemplates.com.

Google shpërblen punëtorët me Nexus






Me sa duket, Google di më së miri se si t’i shpërblejë punëtorët e saj.
Kësaj radhe, gjiganti i teknologjisë u ka ofruar punëtorëve të saj një dhuratë të mirë për festat e fundvitit, përkatësisht nga një Galaxy Nexus për secilin prej tyre.

Më saktë, njëri prej punëtorëve të Google e ka postuar modelin e veçantë të telefonit të tij, i cili është i mbështjellur me ikonat e Google+ dhe aplikacionet e ndryshme të Android.

Vitin e kaluar, në një email nga drejtori ekzekutiv i kompanisë, thuhej se të gjithë stafi i Google do të marrin nga 1 mijë dollarë shtesë për festat e fundvitit. / Telegrafi /kekpmpjuter

Facebook – më i popullarizuar në Android




Në statistikat e publikuara në faqen AppData, Facebook përdoret më shumë në Android se në iOS. Në botë për çdo dit Facebookun në pajisjet me Android e përdorin në mënyrë aktive gati 59 milion njerëz.
Për krahasim, në pajisjet me iOS Facebookun për çdo dit e përdorin 57.6 milion shfrytëzues aktiv. Vetëm gjatë javës që shkoi numri i shfrytëzuesve të Facebokut në Android u rit për 1.3 milion, derisa para një muaji Facebook kishte vetëm 53 milion shfrytëzues aktiv në platformën e Google. Javës që shkoi numri i shfrytëzuesve të Facebookut që qasen nga iOS u rrit për vetëm 300,000, derisa për një muaj kjo shifër është rritur për 2.5 milion.

Nëse shikohet numri mujoj i shfrytëzuesve aktiv, Facebook për iOS ende udhëheq me 99.5 milion shfrytëzues në krahasim me 86.1 milion në Android. Por, numri i shfrytëzuesve në Android edhe këto po rritet me shpejtësi të madhe – gjatë shtatë ditëve të shkuara Android përfitoi 1.6 milion shfrytëzues të ri mujor të Facebookut, derisa iOS përfitoi vetëm 500,000 shfrytëzues të ri.

Me hulumtim janë përfshirë vetëm aplikacionet zyrtare të Facebookut për dy platformat mobile. Ky rrjet shoqërorë momentalisht numëron mbi 800 milioni shfrytëzues aktiv. /Telegrafi/kekompjuter

Lumiat arrijnë në SHBA





Nokia po i dërgon ftesat për paraqitjen zyrtare të smartphonëve të vet me Windows Phone 7 në tregun amerikan. Konferenca do të mbahet në panairin CES me 9 janar.
Ftesat për këtë eveniment tashmë janë dërguar, e sipas dukjes së tyre, duket se tema kryesorë do të jenë pajisjet me Windows Phone 7. Ftesat në stilin Metro përmbajnë sloganin Amazing Everyday të cilin prodhuesi finlandez po e përdorë gjatë promocionit të modeleve Lumia 800 dhe Lumia 710 në Evropë.

Sipas thashethemeve të pakonfirmuara të cilat mund të dëgjoheshin gjatë muajit, Nokia për tregun amerikan po e përgatit një version LTE të celularit. Gjithashtu, në kohë të fundit gjithnjë e më të shpeshta janë thashethemet rreth modelit të ardhshëm Lumia 900 i cili fillimisht do të duhej të paraqitet në SHBA. Celulari sipas pohimeve do ta ketë ekranin 4.3-inçësh dhe mundësinë e punës në rrjetat LTE.

Kjo paraqitje është e rëndësishme për Nokian dhe paraqet përkushtimin ndaj afarizmin në tregun amerikan ku kompania deri tani nuk kishte ndonjë sukses të madh. Prodhuesi finlandez gjatë periudhës së shkuar u orientua në tregun evropian, derisa Android dhe iPhone morrën tërë tregun amerikan. /Telegrafi/Kekompjuter

Android aktivizon 700 mijë pajisje në ditë





Herën e fundit që është folur për shifrat e aktivizimeve të Android, Google kishte thënë se ajo aktivizon më shumë se 550 mijë pajisje mobile Android në ditë, ndërsa tani Andy Rubin ka lëshuar disa të dhëna të reja të cilat tregojnë rritjen e mëtutjeshme të platformës mobile të Google.
Sipas shefit të sistemit operativ Android, Andy Rubin, tani janë mbi 700,000 pajisje mobile Android që aktivizohen çdo ditë, ose 22 milionë pajisje brenda një muaji.

Sipas përfaqësuesit të Android, Google vetëm njëherë e numëron një pajisje, pasi që pajisjet mobile që shiten ose ri-aktivizohen nuk hyjnë në listën e pajisjeve të aktivizuara. / Telegrafi /Kekompjuter