2012: Samsung nxjerr telefona me ekran të lakueshëm

Kohëve të fundit është folur shumë për modelet e reja të telefonave të mençur nga Samsung, të cilët do të kenë ekrane fleksibile, dhe tani një lajm i tillë është konfirmuar nga vetë prodhuesi jug-korean, Samsung.
Madje, lidhur me pajijset mobile të Samsung që kanë ekrane të lakueshme, ka edhe një datë të përafërt, pasi që kompania ka konfirmuar se ato do të paraqiten në treg gjatë vitit 2012.
Përfaqësuesi i Samsung, Robert Yi ka thënë se telefonat mobil me ekran të lakueshëm do të paraqiten në pjesën e parë të vitit të ardhshëm.
"Pajijset fleksibile do të lansohen dikur gjatë vitit 2012, shpresojmë që kjo të ndodh herët gjatë vitit. Këto pajijse do të hyjnë në kategorinë e telefonave mobil" ka thënë Yi.
Do të jetë interesante të shihet se si do të duken telefonat me ekran të lakueshëm nga Samsung, dhe se si do të integrohen ato me sistemet operative të cilat i përdor Samsung.  / Telegrafi / kekompjuter /