Motorola prezanton Xoom 2?

Pamjet e tabletit të ri të Motorola’s ishin paraqitur para disa ditësh online, ndërsa mediat thonin se bëhet fjalë për Motorola Xoom 2 në Android, i cili tani është paraqitur në Komisionin Federal të Komunikimeve.
Mirëpo, tableti i paraqitur në FCC ende nuk ka asnjë emër, mirëpo specifikat e tij tashmë janë paraqitur në publik, dhe të njëjtat janë të ndryshme nga ato që janë në gjeneratën e parë të Motorola Xoom.
Sipas këtyre karakteristikave, tableti i ri i Motorola’s do të vijë me 1.2GHz, potencialisht me dy bërthama, 1GB RAM, 1280 x 800 piksel, dhe rrjetin 802.11 a/b/g/n WiFi dhe Bluetooth.
Megjithatë, ende nuk dihet nëse ky është tableti Motorola Xoom 2, mirëpo ka gjasa të mira që ky të jetë modeli i pritur në treg, i cili mbase edhe do të jetë më i lehtë për tu kuptuar. / Telegrafi /  kekompjuter ./