Google+ nuk do të kërkojë më emrat e vërtetë

Nënkryetari i seksionit të Google për shërbimet sociale, Vic Gundotra, ka bërë të ditur që në disa muajt e ardhshëm Google+ do të pushojë së kërkuari shfrytëzimin e emrave të vërtetë nga anëtarët e vetë. Për më shumë, kjo kompani ka paralajmëruar që rrjeti i saj social përveç pseudonimeve do të përkrahë edhe tipet e tjera të identiteteve – supozojmë afaristë dhe korporata, për shembull.

Deri më tani Google kishte bllokuar profilet e Google+ për të cilat kishte konkluduar që nuk kanë dhënë emrin e tyre të vërtetë, për të krijuar një atmosferë më familjare në rrjet, ku do të ishte shumë më lehtë të gjendet çdokush që e njihni në bazë të emrit.

Data e saktë kur Google do ta përmirësojë këtë nuk dihet./koha/kekompjuter/