BlackBerry Porsche Design kushton 2,000 dollarë!

RIM ka paralajmëruar edhe një telefon të mençur mobil.
Më saktë, bëhet fjalë për BlackBerry Porsche Design P9981, i cili dallohet për lëkurën dhe çelikun i cili e karakterizon nga jashtë, ndërsa i njëjti model vjen edhe me versionin e ri të sistemit operativ BlackBerry 7 OS, si dhe procesor me 1GHz.
Telefoni i mençur, BlackBerry Porsche Design P9981gjithashtu posedon edhe kamerën me 5 mega-piksel, e cila mund të incizojë HD video në 720p, teknologjinë e pagesave mobile, NFC, si dhe dizajnin dhe ikonat e veturës së famshme, Porsche.
BlackBerry Porsche Design P9981 do të dal në shitje në fund të këtij viti, për një çmim prej 2000 dollarësh.
 /  Telegrafi / kekompjuter /