PC-ja po vdes, por shumë, shumë ngadalë!

Trendi është i qartë. Shitjet e kompjuterëve personalë janë duke përjetuar rënie dhe shitjet e tabletëve dhe telefonave të mençur janë duke përjetuar rritje. Por Inteli ka vërtetuar mbrëmjen e së martës se PC-ja nuk është ende as për së afërmi rrugës drejt vdekjes...

Sipas raportit të Intelit, shitjet e gjysmëpërçuesve për PC kanë vërejtur një rritje prej 22%, duke shtyrë të hyrat e përgjithshme të Intelit. Kjo vjen pavarësisht mungesës së një ambienti të mirë të shitjes së PC-ve në nivel global në tremujorin e kaluar.

Intel ka njoftuar se kërkesat për PC në SHBA, Kanada dhe Evropë janë duke përjetuar rënie drastike, ndërsa kërkesat e konsumatorëve në vendet në zhvillim nuk kanë të sosur. Shitjet në Kinë kanë shënuar rritje 12 për qind, në Indi 21, në Turqi 14 dhe në Indonezi 23 %. Kina është bërë tregu numër një në botë i PC-ve, e pasuar nga Brazili që po përjeton një rritje të shpejtë. 

“Skena globale e PC-ve po ndryshon” tha Paul Otellini, por shtoi se “jemi shumë të kënaqur për momentin”. 

Bizneset janë ende në mes të asaj që njihet si “cikli i rifreskimit”, duke blerë PC të rinj për të zëvendësuar modelet e vjetra që nuk janë zëvendësuar për shkak të recesionit dhe frikës nga sistemi operativ Windows Vista./koha/kekompjuter/