Firefox dhe Bing së bashku


Mozilla dëshiron që ta ndryshojë bazën e vet të kërkimit nga Google. Bing dëshiron më tepër shpërndarje në treg. Një bashkim i mundshëm do të mund të ndodhte.
Në një postim të shkurtër në blog, Microsoft tha që funksionoi me Mozilla që ta lëshonte Firefoxin me Bingun. Në një shell, ky version i shfletuesit Firefox e ka si kërkues të nënkuptueshëm makinën kërkuese Bing dhe përdoruesi nuk do të ketë nevojë që të ndryshojë ndonjë gjë për ta përdorur makinën kërkuese të ndërmarrjes Microsoft.
Mbajeni në mend që ky Firefox me Bing vjen përpara se marrëveshja e organizatës Mozilla për kërkim me Google gati do të skadojë.
Mozilla mori 21.7 milionë dollarë në vitin 2010, që paraqet një rënie, në krahasim me fitimet që i arriti në vitin 2009, që ishin 26.5 milionë dollarë. Sipas raportit vjetor të kësaj ndërmarrjeje, përfitimet e përgjithshme dhe mbështetja gjatë vitit 2010 ishte 123.2 milionë dollarë, që paraqet një ngritje nga 104.3 milionë dollarë.
Në një FAQ, Mozilla shkruajti që “ne kemi çdo besim që bashkëpunimet për kërkim do të mbesin një grumbullues i fortë i të ardhurave për Mozilla për të ardhmen e parashikueshme.” Mozilla gjithashtu ka mbledhur marrëveshje për kërkim me Bing, Yahoo, Yandex, Amazon dhe të tjerë, por realiteti është që shumica e përdoruesve do ta përdorin makinën Google. Bashkëpunimi i Mozillas me Bingun e Microsoft pritet që ta ndryshojë pak praninë e Google në treg./pcworldal/kekompjuter/