Sony Ericsson vetëm telefona të mençur


Zyrtarët e kompanisë Sony Ericsson, kanë bërë të ditur se që nga viti i ardhshëm, do të fokusohen vetëm në prodhimin e telefonave të mençur.
Sony Ericsson nga viti 2012 do të prodhojë kryesisht smartphone dhe do të ndërpres prodhimin e telefonave të zakonshëm.
Pjesëmarrja e telefonave të mençur në shitjet e kompanisë përbën madje 80 për qind, e deri tani Sony Ericsson ka shitur 22 milionë pajisje Xperia me sistemin operativ Android. Kompania pjesën më të madhe të pajisjeve do ta bazojë pikërisht në Android./zeri/kekompjuter/