Nokia Sabre për WP7

Nokia Sabre qe dy herë është paraqitur në fotografi para paraqitjes publike. Kësaj here, në celularë mund të shihen tastet fizike nën ekran (për ndryshim nga ato kapacitive që vijnë në pjesën më të madhe të smartphoneve WP7).
Duke pasur parasysh se në ndërfaqen e kamerës në SO nuk ekziston mundësia për bartjen e incizimit në kamerën e përparme, mendohet se kjo mundësi nuk do të jetë aplikative në këtë telefon. Edhe pse nuk ka konfirmim, besohet se gjatësia e diagonales së ekranit është 3.7 inç. Celulari sipas të gjitha gjasave do të jetë i bazuar në procesorin 1.4-gigahercësh të Qualcomm.
Nokia Sabre zyrtarisht pritet të paraqitet në Nokia World që do të mbahet nga e mërkura në Londër./Telegrafi/kekompjuter/