Mëso më shum rreth Printimit .

Nenkomanda Shkruaj/Print sherben per te shkruar informacionin qe permban nje skedar ne leter. Me egzekutimin e komandes Skedar/File shfaqen nenkomandate saj njera prej te cilave eshte ajo e shkruajtjes/Print-imit. Me te fokusuar kete komande me ane te treguesit te mausit do te shikojme qe perbri na shfaqet nje dritare e cila ka tre nenkomanda te tjera si ne figure. Keto jane nenkomanda "Print" egzekutimi i te ciles te shfaq ne ekran nje dritare brenda te ciles gjenden opsione te ndryshme qe duhen percaktuar nga an juaj, nenkomanda "Quick Print" e cila con informacionin e skedarit direkt ne printer dhe fillon shtypja/Printim i materialit te plote ne leter dhe e fundit eshte nenkomanda Shikoje para Shtypjes/ "Print Preview" e cila ju mundeson shfaqjen e matrerialit egzaktesisht si ai do te shkruhet/printohet.
Ne rast se do te egzekutojme dirket komanden print ne ekran do te na shfaqet dritarja e meposhteme. Per te percaktuar llojin e printerit me te cilin do punojme brenda hapsires se kufizuar e emertuar Printer veprojme me kutizen Name per te perzgjedhur. Klikon ne trekendishin e vendosur djathtas saj dhe shfaqen emrat e printerave, klikon mbi ate qe deshiron dhe ne kete menyre ju keni zgjedhur printerin. Sasia e materialit qe do te shkruhet/printohet mund te percaktohet ne kutizen Sasia e Faqeve/Page Range. Ne rast se doni qe te shkruhet/printohet i gjithe informacionin i ndodhur ne skedar zgjidhet opsioni I Gjithi/All ne kutizen Page Range, nese doni te shkruani vetem ate faqe mbi te cilen po punoni perzgjidhet opsioni Faqja aktuale/Current Page dhe nese doni te shkruani disa faqe te nje materiali zgjidhet opsioni Faqet/Pages. Ne kutizen e opsionit te fundit shkruhen numrat e faqeve qe do shkruani sipas shembullit qe eshte menjehere poshte kesaj kutize ne dritaren Print. Qellon qe ju keni nje material nje faqe dhe doni te shkruani vetem nje paragraf te tij, pra nuk e doni gjithe faqen, atehere paragrafi qe doni te shkruani/printoni fillimisht duhet selektuar dhe ne kete rast opsioni e selektuara/selection, brenda dritares print, do shfaqet i aktivizuar. Ju e perzgjidhni kete opsion i cili ju ben te mundur shkrimin e pjesshem te nje materiali. Percaktimi i Numrit te Kopjeve. Nese ju doni qe materiali te jete ne dy a me shume kopje ne kutizen Numri i kopjeve/Number of Copies mjafton te vendosni numrin e kopjeve qe doni. Kujdes nese nje material do ju duhet ne disa kopje mire eshte qe te aktivizoni opsionin bashke/Collate qe materiali te shkruhet i plote dhe pastaj te filloje shkruajtja e kopjes se dyte ne te kundert ju do te beni sortimin e materialit manualisht sepse fillimisht do te shtypet vetem faqja e pare sa kopje keni kerkuar pastaj e dyta e keshtu me radhe. Percaktimi i numrit te faqeve qe shkruhen ne nje flete realizohet duke perzgjedhur ate ne ne hapsiren Zoom ne kutizen "Pages per sheet".
  • a)Skedar File
  • b)Shkruaj Print
  • c)Vendos Opsionet Set Options
  • d)Konfirmo Ok