Sa para fiton Facebooku?



Edhe pse kompania ende nuk ka dalë në bursë, dhe rezultatet e afarizmit nuk bëhen publik, faqja Gawker transmeton informatat nga burimi i informuar mirë për Financat e Facebookut.
Sipas pohimeve të tyre, kompania nga Palo Alto këtë vit do të gjeneroj 4 miliard dollarë të hyra dhe 2 miliard të hyra EBTIDA (profit para se të nxjerrët kamata, tatimi në fitim dhe amortizimi).Të hyrat gjatë tri çerekëve të parë ishin 2.5 miliard dollarë.

Profit të pastër këtë vit, Facebooku pritet të ketë rreth një miliard dollarë, shkruan Gawker, që është katër herë më shumë se që Facebook, prapë jozyrtarisht, fitoi dy vite më parë.

Kjo është edhe më tej më pak nga ato që fitojnë Google ose Apple, por prapë më mirë se disa kopani të cilat janë duke punuar shumë më gjatë, siç janë Yahoo, AMD ose Adobe, shkruan Gawker. /Telegrafi/Kekompjuter