Facebook – më i popullarizuar në Android




Në statistikat e publikuara në faqen AppData, Facebook përdoret më shumë në Android se në iOS. Në botë për çdo dit Facebookun në pajisjet me Android e përdorin në mënyrë aktive gati 59 milion njerëz.
Për krahasim, në pajisjet me iOS Facebookun për çdo dit e përdorin 57.6 milion shfrytëzues aktiv. Vetëm gjatë javës që shkoi numri i shfrytëzuesve të Facebokut në Android u rit për 1.3 milion, derisa para një muaji Facebook kishte vetëm 53 milion shfrytëzues aktiv në platformën e Google. Javës që shkoi numri i shfrytëzuesve të Facebookut që qasen nga iOS u rrit për vetëm 300,000, derisa për një muaj kjo shifër është rritur për 2.5 milion.

Nëse shikohet numri mujoj i shfrytëzuesve aktiv, Facebook për iOS ende udhëheq me 99.5 milion shfrytëzues në krahasim me 86.1 milion në Android. Por, numri i shfrytëzuesve në Android edhe këto po rritet me shpejtësi të madhe – gjatë shtatë ditëve të shkuara Android përfitoi 1.6 milion shfrytëzues të ri mujor të Facebookut, derisa iOS përfitoi vetëm 500,000 shfrytëzues të ri.

Me hulumtim janë përfshirë vetëm aplikacionet zyrtare të Facebookut për dy platformat mobile. Ky rrjet shoqërorë momentalisht numëron mbi 800 milioni shfrytëzues aktiv. /Telegrafi/kekompjuter