Bugët e Vitas shkaktojnë alarm tek blerësit

PlayStation Vita është plasuar në shitje në Japoni dhe në dy ditët e para janë shitur 321.400 copë sipas të dhënave të kompanisë Enterbrain. Ky nuk është rezultat aq i keq, kur kihet parasysh që PSP në ditën e parë ka shitur 166.000 ekzemplarë, por është më dobët se 371.000 ekzemplarë të shitur të 3DS.

Megjithatë, që në orët e para të shoqërimit me konsolën e re, shfrytëzuesit kanë filluar të raportojnë për bugët softverikë, mosreagimin dhe problemet tjera, dhe në mënyrë çutidërisht të shpejtë Twitter u ndez nga ankesat, ku më pas Sony kërkoi falje zyrtarisht (2011-ta është definitivisht vit i kërkimfaljeve nga ky gjigant japonez) dhe premtoi përmirësimin e këtyre bugëve. Lansimi i Vitas në SHBA dhe Evropë pritet në fillim të vitit të ardhshëm./koha/kekompjuter/