Lumiat arrijnë në SHBA





Nokia po i dërgon ftesat për paraqitjen zyrtare të smartphonëve të vet me Windows Phone 7 në tregun amerikan. Konferenca do të mbahet në panairin CES me 9 janar.
Ftesat për këtë eveniment tashmë janë dërguar, e sipas dukjes së tyre, duket se tema kryesorë do të jenë pajisjet me Windows Phone 7. Ftesat në stilin Metro përmbajnë sloganin Amazing Everyday të cilin prodhuesi finlandez po e përdorë gjatë promocionit të modeleve Lumia 800 dhe Lumia 710 në Evropë.

Sipas thashethemeve të pakonfirmuara të cilat mund të dëgjoheshin gjatë muajit, Nokia për tregun amerikan po e përgatit një version LTE të celularit. Gjithashtu, në kohë të fundit gjithnjë e më të shpeshta janë thashethemet rreth modelit të ardhshëm Lumia 900 i cili fillimisht do të duhej të paraqitet në SHBA. Celulari sipas pohimeve do ta ketë ekranin 4.3-inçësh dhe mundësinë e punës në rrjetat LTE.

Kjo paraqitje është e rëndësishme për Nokian dhe paraqet përkushtimin ndaj afarizmin në tregun amerikan ku kompania deri tani nuk kishte ndonjë sukses të madh. Prodhuesi finlandez gjatë periudhës së shkuar u orientua në tregun evropian, derisa Android dhe iPhone morrën tërë tregun amerikan. /Telegrafi/Kekompjuter