Modern Warfare fitoi një miliard dollarë

Activision zbuloi se Modern Warfare 3 në 16 ditë të shitjes fitoi një miliard dollarë. Blockbusterit të njohur filmik Avatar për ta arritur këtë shifër i janë dashur 17 ditë, kështu që Modern Warfare 3 u bë produkti i parë i cili la në hije Avatarin në botën e industrisë zbavitëse.
Bobby Kotick tha se seriali Call of Duty la shenjë të pabesueshme në kulturën e popullarizuar, dhe se publiku ngadalë po fillon të çmoj më shumë mënyrat interaktive të zbavitjes në vend të atyre pasive, siç është rasti me shikimin e filmave.
Eric Hirschberg në fjalët e Kotickut shtoi se çdo vazhdim i serialit Call of Duty ruan të vjetrit, por edhe përfiton numër gjithnjë e më të madh të lojtarëve të rinj.
Krahas lajmit për fitimin e FPS-së së njohur, Activision zbuloi edhe se Infinity Ward përfundoi edhe një arnë tjetër për Modern Warfare 3. Infinity Ward në mbindërtimin e radhës shtoi disa armë të reja, dhe riparoi disa probleme të vogla teknike. /Telegrafi/kekompjuter/