British Telecom padit Googlein


British Telecom ngriti padinë kundër Google duke pohuar se Android dhe shërbimet e ndryshme të kompanisë shkelin gjashtë prej patentave të tij.
Në padi thuhet se shërbimet e Google, sikurse që janë Android Market, Google Maps, Google Search, Google+, dhe Google Offers shkelin patentat në pronësi të British Telecom. Për shkak të kësaj kërkohet pagesa e dëmshpërblimit të paspecifikuar dhe ndalesa e vazhdimit të punës së shërbimeve të kontestuar të Google.

Përfaqësuesit e Google kanë refuzuar paditë e British Telecom, duke thënë se besojnë se ato janë pa bazë, dhe se me të gjitha forcat do të luftojnë kundër tyre.

Më shumë detaje rreth padisë dhe teknologjitë e kontestuar mund të gjenden në faqet e Foss Patents. /Telegrafi/Kekompjuter