Gmail kombinohet me Google+

Një njoftim i fundit i bërë në blogun zyrtar të Google ka paralajmëruar planet e integrimit të funksionit të rrjetit social Google+, Circles, me shërbimin e emailit, Gmail.
Në anën e majtë të ndërfaqes, përdoruesit e Gmail do të gjejnë një link të ri i cili do t’i sjell të gjitha rrethet e miqve të tyre (Circles) brenda shërbimit të famshëm të emailit që ofrohet nga Google.
Kështu, gjatë dërgimit të një emaili tek një kontakt i cili është edhe në Google+, përdoruesit do të mund të shohin postimet e fundit nga personi i njëjtë.
Për më shumë, Google+ Circles gjithashtu do të shërbejë edhe si filter i faqes. Ndërsa, përbrenda Gmail do të integrohen edhe kontaktet të cilat janë pjesë e Google+. / Telegrafi / kekompjuter /