FBI: Për hakerët është argëtuese të sulmojnë infrastrukturën e qyteteve


Hakerët duan të ushqyejn egon e tyre dhe prandaj për ata është interesante që të marrin kontroll mbi infrastrukturën e sistemeve të qyteteve, thotë zëvendës drejtori i byros federale Amerikane për hetime(FBI), Michael Welch, në një konferencë për siguri e cila ishte mbajtur në Londër.
Sipas tij, ka pasur tre sulme në tre sisteme që lidhin qytetet. Ai nuk zbuloi se cilat ishin këto sulme dhe për cilët qytete bëhet fjalë. Hakerët sulmojnë sistemet e kontrollit mbikqyrës dhe mbledhjen e informacioneve(ang. SCADA) me një qëllim të vetëm që të kontrollojnë nëse ka lëshime në këto sisteme dhe të luajn ose argëtohen me ta.
“Sulmet ishin një lloj argëtimi me administratën lokale të qytetit, të cilët thonin ‘këtu jam çfar do të bëni rreth kësaj”.Ajo ishte një ego trip për hakerin sepse ai kishte kontrollë mbi sistemin e qytetit, kishte mundësi ujërat e zeza të dërgonte në liqen, kishte mundësi të ndalonte energjinë elektrike për qendrën tregtare – mund të bënte edhe shum gjëra të ndryshme”, thotë z. Welch i cili pret që Cyber Division në kuadër të FBI-s së shpejti të fitojë buxhet më të madh dhe dyfish më shum staf për të parandaluar këto sulme.
Siguria e dobët mbetet një nga arsyet kryesore për këto sulme të sistemeve. Më herët një haker me emrin pr0f pohonte se ka hyrë në sistemin kontrollues të furnizimit me ujë në Teksas. Ai tha se sistemi ishte siguruar vetëm me një fjalëkalim prej 3 karaktereve, për të cilën nuk ishte e vështirë që të thyhet./itshqip/kekompjuter/