Tabloja e parë me Android 4.0


Edhe pse ne sikur edhe të gjithë të tjerët kemi pritur që tabloja e parë me sistemin e ri operativ të jetë nga “Asus”, Novo 7 i mposhti ata në këtë drejtimi. Tabloja e parë e cila funksionon nën “ombrellën” e sistemit operativ të “Google-s”, atë Android 4.0, është pra pajisja e prodhuesit kinez “MIPS” i cili e mban emërtimin Novo 7.
Novo 7 është tablo e cila i ka shtatë inç, rezolucionin 1.024x600 pikselë, dhe kjo pajisje shitet për çmimin prej 99 dollarë. Për këtë çmim mund të fitoni komponentë mjaftueshëm cilësore, sikur që është procesori njëbërthamësh prej një gigahercë, tetë gigabajt “flash magazina” për ruajtjen e të dhënave, USB 2.0 port, mikro port HDMI, qasje në rrjetet pa tel Wi-Fi dhe Bluetooth.
Pajisja është momentalisht në dispozicion vetën në tregun kinez, por mund të paraqitet edhe në tregun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në Evropë në javët në vijim. Po sa është vërtetë kjo pajisje cilësore, dhe a i përmbush të gjitha premtimet që u dhanë në lidhje me të pritet të shihet kur të vijnë edhe kritikat apo lëvdatat nga ata që e përdorën dhe “e shijuan” kënaqësinë apo moskënaqësinë që e ofron kjo tablo./zeri/kekompjuter/