A egziston mundësia që përmes Facebook të gjeni punë?(Infografik)


Një nga gjashtë përdoruesit përdorin rrjetet sociale për të gjetur punë, zbulon MBAOnline.com në një infografik.
Pothuajse 9 nga 10 njerëzit të cilët kërkojnë punë posedojnë profil në një nga rrjetet sociale, kurse 54 përqind nga ato përdorin Facebook, Twitter ose Linkedln për të gjetur punë. Sipas infografikut ose anketës së MBAOnline.com rreth 18.400.000 amerikanë kanë gjetur punë përmes Facebook, kurse 8.000.00 përmes Twitter dhe 10.200.000 thonë se punën jau kishte gjetur rrjeti social Linkedln.
Ky “interakcion social” është i mirë për kompanitë sepse në mënyrë shum të lehtë mund të njoftojnë aplikuesit për punë dhe të zbulojnë intersat e tyre. Për njerëzit të cilët kërkojnë punë është pozitive sepse shum lehtë mund të lidhen me njerëz të tjerë të cilët ofrojnë punë dhe të zbulojnë se a posedojnë karakteristikat e nevojshme për ndonjë punë të caktuar./itshqip/kekompjuter/