Lëshim kritik në Adobe Acrobat dhe Reader

Adobe ka njoftuar që ka informata për keqpërdorimin e një lëshimi të panjohur deri më tani në Acrobat dhe Reader për sulme në kompjuterët e bazuar në Windows.

Lëshimi, i cili, sipas Adobe, ka filluar të keqpërdoret për sulme të kufizuara në Reader 9.x për Windows, mundet që sulmuesve potencialë t’u mundësojë marrjen e kontrollit të kompjuterit të viktimës.

Arnimi për këtë lëshim kritik në Reader dhe Acrobat 9.x për Windows pritet javën tjetër. Pasi që Adobe Reader X Protected Mode dhe Adobe Acrobat X Protected View pengojnë keqpërdorimin e këtij lëshimi, Adobe tani për tani planifikon të publikojë arnimin në kuadër të update-it të ardhshëm të çerekut, që është planifikuar për 10 janar. Në të njëjtën kohë planifikohen arnimet edhe për versionet e Adobe Acrobat dhe Reader për Mac dhe Unix.
/koha/kekompjuter/
Më shumë informata mund të gjeni në blogun zyrtar të Adobe në adresën 

http://blogs.adobe.com/psirt/2011/12/security-advisory-for-adobe-reader-and-acrobat-apsa11-04.html/.