Kartelat grafike nga Zalman



Kompania jugkoreane Zalman, më e njohura për nga ftohësit kualitetiv për kompjuter, planifikon futjen në tregun e kartelave grafike. Kompania u bë partner i AMD Radeon AIB dhe për fillim tregut do të ia ofroj tri modele nga segmenti i mesëm i AMD-së nën emrin e vet të tregut.

Bëhet fjalë për kartelat Radeon HD 6770, 6850 dhe 6870 me ftohjen dual-slot dhe taktet e zakonshëm të punës. Zalman sipas të gjitha gjasave do të blej PCB të gatshëm nga prodhuesit

e tjerë dhe në kartela vetëm do të vendos ftohjen e vet dhe etiketat e veta. Çmimet e propozuara janë nga 124 deri në 190 dollarë, e dërgesat e kartelave nga Zalman distributorëve për tek distributorët do të nisen gjatë javës së ardhshme. /Telegrafi/Kekompjuter.