Facebook padit Zuckerberg’un




Facebook ka paditur Mark Zuckerbergun. Kjo fjali me siguri se nuk ka kuptim, apo jo?
Mirëpo, një gjë e tillë mbase edhe mund të jetë e vërtetë. Sigurisht, Facebook nuk e ka paditur drejtorin e saj, Mark Zuckerberg, por një tjetër Mark i cili jeton në Izrael.

Sipas mediumit Izraelit, Holes in the Net, Rotem Guez, një sipërmarrës izraelit ka ndryshuar ligjërisht emrin e tij për ta bërë Mark Zuckerberg, pasi që ai u padit nga gjiganti i rrjeteve sociale, Facebook.com.

Sigurisht, duhet të ketë shumë njerëz që duan me të vërtetë që izraeliti të ishte Zuckerbergu i vërtetë, por Guez nuk është një prej tyre.

E tërë kjo histori filloi atëherë kur Rotem Guez thuhet se e paditi Facebookun në gjykatë në janar të vitit 2011, sepse rrjeti social kishte refuzuar t’ia kthente profilin e tij të “thyer” pa ndonjë arsye që ka ndonjë bazë ligjore. / Telegrafi /Kekompjuter