Rënie e madhe e të hyrave në HTC

HTC publikoi se gjatë nëntorit ka shënuar rënie të të hyrave për gati 30% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, në përafërsisht 1 miliard dollarë.
Kompania edhe më herët ka tërhequr vërejtjen se gjatë çerekut aktual nuk presin rritje të të hyrave në krahasim me një vit më herët. Sipas vlerësimeve të analistëve kompania është në probleme gjithnjë e më të mëdha për shkak të rënies së përkrahjes së operatorëve të telefonisë mobile të cilët i janë kthyer modeleve të prodhuesve tjerë, në veçanti të Samsungut, si dhe për shkak të betejës shumë të shtrenjtë juridike me Apple dhe kompanitë tjera në lidhje me pretendimet për shkelje të patentave.
Aty është edhe blerja e S3 Graphics për 300 milion dollarë për të cilën gjë HTC shpresonte se do ti ndihmonte në betejën gjyqësore kundër Apple. Por pasi që së voni komisioni amerikan për tregtinë ndërkombëtare refuzoi pohimet e HTC-së për shkeljen e patentave të cilat i morri me blerjen e kompanisë S3, kompania tani dëshiron të dal nga kjo blerje derisa i tërë procesi nuk ka përfunduar ende.
HTC është në posedim edhe të shumicës së aksioneve në kompaninë e DR. Dresë për prodhimin e dëgjueseve Beats, që për shumicën e analistëve është gjithashtu një veprim jo i menduar mirë. /Telegrafi/kekompjuter/