Twitter me pamje të re


Faqja sociale “Twitter” ka pamje të re edhe në iOS dhe Android, ndërsa versioni i ri i iPad-it pritet të vijë së shpejti. “Twitter” ka vënë në fokus tri funksione të rëndësishme, si: “Home”, “Connect” dhe “Discover”.
Në “Home”, do të radhiten cicërimat e fundit nga përdoruesi. “Connect” përfshin postimet e preferuara të përdoruesit, cicërimat e përsëritura, ndërsa “Discover” e sugjeron përdoruesin se cilët njerëz, tema ose organizata t’i përcjellë./zeri/kekompjuter/