JavaScript

http://jet-computing.com/wp-content/uploads/2011/01/Java.gif 
JavaScript (i njojtur edhe si Javascript ose ECMAScript) është një gjuhë programimi i përdorur, në më të shumtën e rasteve, për zhvillim e rrjetit nga ana e klientit (ang. client-side). Emri i duhur për të është ECMAScript, edhe pse "JavaScript" është më i përdorur. "JavaScript" është nën implementimin e standarteve ECMAScript nga Netscape Communications Corporation (dhe tani Mozilla Foundation).
JavaScript është një gjuhë programimi e bazuar në prototip (ang. prototype-based), dinamike, weakly typed me funksione e klasit parë. JavaScript është i influencuar nga disa gjuhë të tjera dhe u projektua për të ngjar me Java, por për të qënë i thjeshtë për të përdorur edhe për ata që nuk janë programues. Gjuha është shumë e njohur për përdorimin e saj në faqet e rrjetit (ang. web pages), por përdoret dhe për të aftësuar hyrjen e script-eve te objektet e ngulitura (ang. embedded objects) në programe të tjera.
Pavarsisht nga emri, JavaScript nuk është i lidhur me gjuhën e programimit Java; megjithse të dy kanë një ngjashmëri me sintaksin e C-së. Gjuha u riemërua nga LiveScript në një marrëveshje ko-marketingu midis Netscape dhe Sun në këmbim për Netscape që të ndërtonte Java runtime të Sun me shfletuesin e tyre, që dominonte në atë kohë/Wikipedia/kekompjuter