Yahoo, prezanton Hub


Tekst mesazhet pa pagesë janë bërë një normë e përditëshme tani, në sajë të ardhjes së shërbimeve si WhatsApp dhe Kik Messenger, Yahoo ka menduar të prezentoj një shërbim të saj për mesazhe pa pagesë të quajtur Hub.
Hub, është një aplikacion për platformën Android që lejon përdoruesit të dërgojnë mesazhe tek përdoruesit e tjerë, të cilët duhet të lidhin të dhënat ndërmjetveti. Çfarë e dallon Hub-in nga aplikacionet e tjera është ajo se Hub është një pajisje agnostike – që do të thotë se ju mund të dërgoni mesazhe tek njerëzit e tjerë edhe në qoftë se ata nuk e kanë të instaluar aplikacionin Hub në pajisjen e tyre Android, por kjo vlen vetëm në disa vende të caktuara.
Aplikacioni Hub ka karakteristika të zakonshme në kalibrin e vet siç janë, grupet e mesazheve, menaxhimi i grupit, dhe shtytja për njoftime. Në këtë moment, aplikacioni është në dispozicion vetëm për platformën Android 2.1 dhe vetëm për përdoruesit që posedojnë US SIM Card. Nuk është thënë asgjë se kur ky aplikacion do të jetë në dispozicion edhe në vendet e tjera të botës, por për ata që dëshirojnë ta shohin mund ta gjejnë në Android Market./itshqip/kekompjuter/