Razer Blade këtë vit

Razer deri në fund të vitit nis me dërgesat e portativit Blade që i dedikohet lojtarëve. Kompania në faqet zyrtare së shpejti do të hep para-porosinat për Blade, gjë që blerësve do të ua mundësoj që ta kenë në dorë pikërisht në kohën e festave të fundvitit.
Razer vendosi edhe të ndryshoj pak specifikat e pajisjes, kështu që disku klasik prej 320-gigabajt tani është zëvendësuar me një SSD me kapacitet prej 256 GB. Pjesa tjetër e specifikave përfshin procesorin Core i7 2640M të Intelit, 8 GB të memories DDR3, kartelën diskrete grafike GeForce GT 555M, kamerën HD dhe tastierën me ndriçim anash së cilës ndodhet një LCD ekran i vogël dhe disa taste të posaçme për komanda në lojëra. Ekrani ka diagonalen prej 17.3 inç dhe ka HD rezolucionin e plotë, e çmimi i tij është 2,800 dollarë. /Telegrafi/kekompjuter/