Telefoni i parë fiks me ekran të ndjeshëm në prekje


Gigaset ka lansuar telefonin e parë në botë fiks me ekranin e ndjeshëm në prekje, modelin SL910. Gigaset e ka prezantuar modelin e vet superior me teknologjinë 'touch'.
Me lansimin e telefonit fiks me të cilin manovrohet me prekjen e gishtave, Gigaset është bërë prodhuesi i parë i cili teknologjinë e kompjuterëve tablo dhe celularëve, e bartë në telefonat fiks.
Gigaset SL910 ka mundësinë e ruajtjes deri në 500 kontakte (secilit kontakt mund t’i shtohen deri në 8 numra) zmadhues zëri të zëshçm për akustikë të shkëlqyeshme dhe memorie të madhe interne (deri në 200 klipe dhe 240 fotografi).
Dizajn superior, kornizë nga metali i polirizuar, kapak piano me ngjyrë të zezë të baterisë si dhe baza e kromuar, e bëjnë SL910 një telefon elegant për përdoruesit me shije të theksuar, ndërsa ka fituar edhe çmimin prestigjioz ‘Red Dot’ për dizajn.
Ekran i madh, ngjyra natyrale
T ë gjitha mundësitë e ekranit me madhësi 6.8cm x 4,5cm (diagonalja 8.1 cm) dhe rezolucioni 320x480 piksel, më së miri vijnë në theks me rastin e shfletimit të fotografive.
Memorie e brendshme prej 3.5 MB, mundëson ruajtjen deri në 240 fotografi, derisa “Slideshow” i fotove të ruajtura, e bëjnë ekranin mjaft atraktiv.
Tingull superior edhe në mënyrën e përdorimit 'Handsfree'
Zmadhuesi i zërit i integruar në SL910, mundëson kualitet të lartë të tingullit. Secili që dëshiron të bisedojë me më shumë persona apo nuk dëshiron të mbaj telefonin në dorë, do ta vlerësojë opsionin “Handfree” (pa duar) dhe zmadhuesin e posaçëm dhe të fuqishëm.
Katër profile të ndryshme “handsfree” të përdorimit, mundësojnë rregullimin e zërimit të zmadhuesit të zërit me tingujt përreth.
Numërator i madh
Numëratori mundëson ruajtjen e kontakteve në formatin praktik vCard me ndihmën e të cilit sinkronizimi me pajisjet tjera (celularët apo organizuesit) është shumë i thjeshtë.
Po ashtu, secilit kontakt mund t’i shtohet edh fotografia e cila shfaqet me rastin e thirrjes që vjen nga ai kontakt. Gigaset SL910 e bën sinkronizimin e kontakteve me Outlook shumë të lehtë(si përdoruesit e PC, ashtu edhe ata të MAC-ut): pa tel përmes lidhjes Bluetooth apo me tel përmes portit mini-USB. Në të njëjtën mënyrë edhe tingujt e zileve mund të barten në telefon.
Disa nga karakteristikat e Gigaset SL910
Ekrani: 3.2 inç TFT-VA Touchscreen
Rezolucioni: 320x480
Lidhjet: Bluetooth
Numratori: 500 kontakte
Transferimet:: via DECT, via Bluetooth
Mesazhet: SMS deri 612 shkronja
Melodi: 20
Zërimi: me 5 nivele
/zeri/kekompjuter.