Sony Ericsson bëhet Sony

Sony gjatë tetorit publikoi se do të blej posedimin e Ericssonit në Sony Ericsson, e prej atëherë largimi i emrit të Ericssonit ishte vetëm çështje kohe.
Sipas informatave të fundit të përfaqësuesve të Sonyt, pajisjet nën emrin e Sonyt (pra, pa Ericsson), në shitje do të duhej të paraqiten kah mesi i vitit të ardhshëm.
Gjithashtu, është publikuar se të gjithë telefonat celularë të cilët do të shes kompania do të jenë smarphone. Sony Ericsson momentalisht shet pajisje smartphone kryesisht me Android, e ky trend pritet të vazhdoj edhe nën sundimin e Sonyt. Pritet që divizioni mobil i Sonyt, pasi të jetë 100-përqind në pronësi të Sonyt, të marr më shumë përkrahje në fushën e financave dhe marketingut.
Ende është duke u pritur miratimi i trupave rregullator rreth blerjes së pjesës së Ericssonit nga Sony Ericsson. /Telegrafi/kekompjuter/