Arrin beta e parë e PhotoDirector 3 – CyberLink shpërblen testuesit

Kompania për zhvillim të softuerit multimedial, CyberLink, ka filluar testimin publik të versionit beta të veglës së vet për përpunim të fotografive, PhotoDirector 3. Programi sjell një varg risish, mes të cilave theksohen veglat për eliminim të rrudhave (Wrinkle remover), zbardhje të dhëmbëve (Tooth brush) dhe eliminim apo largim të objekteve të padëshirueshme nga fotografitë (Object removal).

Mirëpo ajo që është posaçërisht interesante është që CyberLink të gjithë atyre që  e plotësojnë anketën për beta test dhe raportojnë ndonjë bug ua falë programin për organizim të videove dhe fotografive, MediaShow 5, i cili përndryshe kushton 50 dollarë. Përveç kësaj, nëse ofroni edhe përshkrimin e përvojës suaj të punës me versionin e ri të PhotoDirector, merrni pjesë në tërheqje në lojën shpërblyese për të fituar një fotoaparat Nikon D3100 DSLR, si dhe versionit të plotë të PhotoDirector kur ai të jetë në disponim në fillim të vitit të ardhshëm.

Për më shumë detaje dhe për pjesëmarrje në testim dhe dowlodrimin e programit vizitoni sajtin zyrtar në adresën http://www.cyberlink.com/stat/events/enu/2011/Q4/photodirector3-beta-test/index.jsp

Beta do të duhej të zgjasë deri kah fundi i shkurtit./koha/kekompjuter/