Philips Smart TV


Televizorët e ‘mençur’ nga Philips mund të lidhen me pajisjet tuaja të preferuara dhe paraqesin njërin nga portalet më të përparuar multimedial.
Si njëri nga lojtarët kryesor në garën gjithnjë e më të paqartë multimediale të lidhjes së televizorëve me përmbajtjet e internetit dhe pajisjeve të teknologjisë së re, Philips është imponuar edhe me një inovacion të ri të sistemit të integruar dhe ky]jes – Smart TV.
Duke dëshmuar se televizori mund të paraqes më shumë se vetëm një kanal për argëtim televiziv, njëra nga pakot më gjithëpërfshirëse Smart TV u lidh ju me NET TV dhe protokollin për komunikim me telefonat e men]ur dhe pajisjet tablo.
I bazuar në katër emra
SimplyShare, Control, NET TV dhe Program, Smart TV është i pranishëm në televizorët Philips 6000, 7000, 8000, 9000, Cinema 21:9 Platinum dhe Gold Series.
Faljes qasjes së thjeshtë në ofertën e pasur të aplikacioneve ‘online’, kjo platformë e re multimedial u lidh juve me shërbimet Catch-up TV dhe video me kërkesën ‘Video on Demand’ dhe me këtë ua bën të mundur huazimin e filmave dhe shikimin e serive të lejuara televizive si dhe ju mundëson lidhjen me familje apo miq përmes Facebook-ut dhe Twitter-it, por gjithashtu ju mundëson edhe kontrollimin e përmbajtjeve përmes aplikacionit të Philips MyRemote.
Paralajmërimet e freskëta nga bota On-line, Philips i ka bërë të ditura me aplikacionet shtesë si YouTube Leanback dhe Acetrax Video on Demand, ndërsa më vonë priten edhe aplikacionet Maxdome, Saraiva, Wuaki.tv, Terra VoD, Netmovies dhe Chilli./zeri/kekompjuter