Tablo për video-biseda


Kompania Cisco ka prezantuar modelin Cisco Cius. Bëhet fjalë për tablonë e biznesit i cili posedon një paletë të plotë të aplikacioneve për komunikim, i dedikuar për botën e biznesit e cila dëshiron qasje të plotë mobile.
Kjo pajisje ofron riprodhim të videove HD, thirrje-konferencë me shumë pjesëmarrës, e-mail, dërgim të porosive, shfletim interneti dhe mundësi krijimi, këmbim dhe shpërndarje të përmbajtjeve të cilat ruhen në diskun qendrorë apo lokal të kompjuterit.
Është një tablo biznesi portabël e lehtë (0.52 kg) që vjen me audio-stacion HD, që përmban dëgjuese telefoni, HD DisplayPort dhe portet USB.
Nga ana e përparme ka kamerën HD me rezolucion 720p që punon në 30 foto në sekondë, ekran VGA me rezolucion të lartë 1024 x 600 piksel i ndjeshëm në prekje me diagonale 7 inç për video-shfaqje në kohë reale dhe për video-streaming, procesor 1.6GHz Intel Atom, memorie prej 1-GB RAM tastet për TelePresence që mund të përdoren kur tabloja është në bazë apo në largësi përmes rrjetit Wi-Fi. Nga ana e prapme ka kamerën 5 MP, e cila mund të bartë video-përmbajtje me kualitet VGA.
Procesori: 1.6GHz Intel Atom
Kamera: 5 MP
Memoria: 1-GB RAM
Audio: Wi-Fi
Rezolucioni: 1024 x 600 piksel
Kjo pajisje ofron riprodhim të videove HD, thirrje-konferencë me shumë pjesëmarrës, e-mail, dërgim të porosive, shfletim interneti dhe mundësi krijimi, këmbim dhe shpërndarje të përmbajtjeve
Është një tablo biznesi portabël e lehtë (0.52 kg) që vjen me audio-stacion HD, që përmban dëgjuese telefoni, HD DisplayPort dhe portet USB
Nga ana e përparme ka kamerën HD me rezolucion 720p që punon në 30 foto në sekondë, ekran VGA me rezolucion të lartë 1024 x 600 piksel i ndjeshëm në prekje me diagonale 7 inç për video-shfaqje/zeri/kekompjuter/