Betejë e re ligjore mes Samsung dhe Apple


Kompania Samsung Electronics parashtroi një padi të re kundër kompanisë ‘Apple’ në Gjermani, duke pohuar se Apple pa leje përdor katër patenta të saj.
Padia është parashtruar me 16 dhjetor, kanë konfirmuar nga ‘Samsung’, ndërsa zëdhënësi i kompanisë tha se patentat e Samsung-ut janë përdorur pa leje në iPad 2, iPhone 4 dhe 4S.
Agjencia e lajmeve ‘AFP’, shkruan se patentat kanë të bëjnë me ndërfaqen e shfrytëzuesve dhe teknologjinë për telekomunikim.
Gjermania është një nga vendet në të cilin kontesti i mëhershëm në mes të këtyre dy kompanive, kishte përfunduar në favor të Apple-s dhe me këtë rast ishte ndaluar shitja e Galaxy Tab 10.1, mbi akuzat se ka kopjuar dizajnin e produkteve të Apple-s, kështu që nga Samsung-u gjatë nëntorit kanë paralajmëruar produktin e ri-dizajnuar, kështu që tabloja e tyre 10-inçësh, të mund të shitet sërish në tregun gjerman./zeri/kekompjuter