Senseye – manovrimi me Smartphone me ndihmë të shikimit


Ekrani në prekje kështu, ekrani me prekje ashtu... Ndoshta lajmet për ekranet e ndjeshëm në prekje, nganjëherë ju ngrejnë nervat. Por ndoshta do t’ju interesojë se brenda një kohe, do të paraqiten teknologji të cilat mundësojnë kontrollimin e telefonave mobilë me anë të shikimit.
Njëra nga zgjidhjet është Senseye, e cila do të paraqitet në formë testimi për përdoruesit e pajisjeve Android gjatë vitit 2012, ndërsa gjatë vitit 2013, në sistemin operues mobil. Senseye përdor kamerën dhe diodat LED, diode, elementet gjysmë përçuese që emitojnë dritë infra të kuqe për kontrollimin e lëvizjeve me sy.
E tërë kjo kontrollon softuerin e dedikuar, i cili njëherësh mundëson edhe futjen e shenjave, shkyçjen e telefonit, futjen e PIN-it, lëvizjet e ndryshme të teksteve në ekran dhe luajtjen e lojërave të thjeshta.
Zhvilluesit e kësaj teknologjie theksojnë se ende nuk e kanë përsosur këtë teknologji, edhe pse kjo zgjidhje zhvillohet tashmë 7 vjet, por momentalisht kanë zgjidhjen më të thjeshtë dhe më të lirë. Harxhimet e përgjithshme të modulit: kamera dhe gjysmë përçuesi LED nuk i kalojnë 5 dollarë.
Nga ana tjetër, sipas disave, moduli nuk duket aq estetik, por në tërë këtë tregim është i rëndësishëm funksionaliteti se sa vet dizajni, në të cilin natyrisht se mund të punohet më vonë./zeri/kekompjuter/