LG prezanton Ultrabook-un e parë


LG ka prezantuar laptopin e saj të parë nga seria Ultrabook – modelin Xnote Z330, i cili fillimisht i dedikohet tregut jug-korean. Kjo pajisje vjen me ekran 13.3 inç dhe rezolucion 1366×768 piksel, është e hollë vetëm 14.7mm, ndërsa pesha e saj është 1.21kg.
Për përdoruesit në dispozicion janë dy lloje procesorësh – Core i5-2467M, respektivisht Core i7-2637M, grafikë e integruar, pastaj ka 4GB RAM dhe disk SSD me kapacitet 128, respektivisht 256GB.
Opsionet tjera përfshijnë mbështetjen për WiFi, Bluetooth si dhe portet WiDi dhe USB 3.0, ndërsa në këtë kompani thonë se bateria e laptopit mund të qëndrojë deri në 6 orë. Por një e metë e këtij Ultrrabook-u, është çmimi i tij i kripur, i cili për modelin bazë është 1500 dollarë, derisa modeli më i fortë kushton 2300 dollarë, në krahasim me modelet e ngjashme të firmave tjera, që sillen rreth 1000 dollarë./zeri/kekompjuter/