Grafikët në Google

Google kërkuesit të vet ia shtoi edhe një mundësi të dobishme, vizatimin e grafikëve të funksioneve. Për shfaqjen e grafikut mjafton të shënoni funksionin në kërkues në të njëjtën mënyrë sikur te kërkimi i ndonjë termi.
Grafiku pranon komandën zoom si dhe mund të lëvizet për hir të dukshmërisë më të mirë, e ekziston mundësia e vizatimit të disa grafikëve në një dritare – për opsionin në fjalë funksionet duhet ndarë me presje. Google thekson përkrahjen për numrin e madh të funksioneve sikurse që janë ato trigonometrike, eksponenciale dhe logaritmike dhe kompozicioneve të tyre, derisa përdorimi i thjeshtë dhe rezultatet do të mund të jenë shumë të dobishëm pikësëpari për nxënësit dhe studentët. /Telegrafi/kekompjuter/