Nokia Lumia do të jetë gjithkund!

Gjatë ditës së sotme, Nokia ka njoftuar zyrtarisht se modeli i saj i famshëm i telefonit, përkatësisht Nokia Lumia 710 do të jetë në dyqanet e tregut tajvanez, ndërsa së shpejti i njëjti do të jetë prezent edhe në tregjet tjera ndërkombëtare.
Me një çmim prej 270 eurosh, modeli i ri i telefonit që bazohet në sistemin operativ të kompanisë partnere, Microsoft, do të jetë në dyqanet e tregjeve të Singaporit, Hong Kongut, Indisë, dhe Rusisë.
Mirëpo, kjo nuk do të jetë e tëra, pasi që Nokia ka thënë se Lumia 710 do të zgjerojë prezencën e saj në tregun global, gjatë javës së ardhshme.
Do të jetë interesante të merret vesh, nëse në këtë lansim është paraparë shpërndarja edhe në Shqipëri, Kosovë apo Maqedoni. / Telegrafi / kekompjuter /